Neziri: Nuk ishim e as që jemi me ndoj parti, partia jonë është Medvegja, është flamuri kuq e zi

Fully, 18 qershor – Është e pamundur, të përshkruhet atmosfera e këndshme nga koncerti humanitarë i organizuar nga SHH “Medvegja” në Zvicër, një organizim shembullor përplot e përplot me të rinjë e të reja, bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare, ishin së bashku me medvegjasit për gjashtë orë me radhë në stadiumin e qytetzës Fully të kt.Valis në Zvicër. E fillova me këto fjalë këtë reportazh, duke u munduar të ndali emocionet e që në realitet është e pamundur, por në anën tjetër, nuk është e drejt, nëse nuk shkruhet realisht, ate që e ke parë me sy dhe që e ke ndjerë me zemër. Sytë panë një organizim të paparë në diasporë dhe zemra ndjehet e gëzuar gjithnjë, kur shihje të rinjë e të reja, që janë lindur në Zvicër dhe këndojnë e vallëzojnë shkëlqyeshëm në mes të Zvicrës dhe me shpirt, duke jetuar në Medvegjë, ashtu siç jetojnë edhe prindërit e tyre. Nëse mundemi të japim një notë organizimit, menjëherë është nota më e mirë, shembullore, pra dhjetë. Mjafton të përmendet Shoqata Humanitare “Medvegja” dhe e ke thënë krejt, e gjithë kjo krejt është, se aty ka bëmirës, patriot e atdhetarë të dëshmuar dhe kurrë nuk ndalen për të mirën e çështjes kombëtare. Nuk ishin lokalista veprimtarët e shoqatës me vite e vite, për të menduar vetëm për Medvegjën e tyre, por ata dhanë shumë siç dihet, për çështjen kombëtare në përgjithësi. Me shumë mundi e sakrificë, kjo shoqatë, mbi 30 vjet veprimtari i ka kaluar milionat duke ndihmuar atje ku është kërkuar. E di, se shpirtëbardhëve do t`ju vije mirë, por e dijë gjithashtu, se ka edhe të tjerë, që nuk duan të dëgjojnë realitete, sepse ju dhemb lukthi, siç është edhe një fjalë e urtë: “Kur më vjen inati, më dhemb lukthi. Nëse e ke inati, mbaje inatin, por hakun jepja dhe pranoje”. Nuk besoj se ka bashkëkombas diku në këtë tokë, që nuk e njeh apo dëgjuar për këtë shoqatë. Sinqerisht, kurrën e kurrës, nuk kanë rrahur gjokse veprimtarët e kësaj shoqate, se kanë bërë diçka për çështjen kombëtare, por kanë kaluar nëpër proçese të ndryshme kombëtare dhe janë aq të fortë, sa që krenohemi me këta veprimtarë.

Sofra e SHH „Medvegja“ e mbushur me plot e përplot veprimtarë

Gjatë rrugës sa vija për në Fully, e mendoja, se sa herë kam ardhur këndej, sa kilometra e orë i kam kaluar e besa, nuk munda ti numëroj, sepse mahnitesha me bukuritë e Zvicrës, gjithçka që shihte syri ishte perfekte. Zot bekoje Zvicrën dhe popullin e saj. Nuk ka si Zvicra. Por, a thua, sa kanë vrapuar këta veprimtarë medvegjas rreth kësaj shoqate për të mirën e çështjes kombëtare, shumë e shumë, prandaj, e mora një gotë ujë që e kisha në veturë e të freskona dhe i thash vetes, duhet turp t`më vije, nëse kam pritesë të shkoj e të bëj një shkrim për ate shoqatë, kur në sofrën e saj janë bëmirës që kanë shkrirë shëndetin dhe besa edhe jetën. Ai, sa e sa orë e mundi, por edhe mjete kanë harxhuar nga xhepi. Në këtë shoqatë, nuk sheh veprimtarë që ia mbajnë vetes, apo siç thuhet, mendje të madhe, duart e tyre janë të punës, sepse tërë ditën punojnë dhe kohën pas punës menjëherë ia kushtojnë shoqatës. Shoqata me një fjalë, për secilin është anëtar i familjes. E shikojnë si anëtarë të familjes, që nuk munden të jetojnë mirë pa e parë ashtu si do të duhej. I ka marë dhe i mer lakmi çdo veprimtarë, kudo që gjendet ai. Zërin e Medvegjës reale e kanë përcjellur deri në SHBA, pa u veshur me petk politikë, pa pasur bindje politike apo për të fituar ndoj lekë, shkurt e shqip, vetëm e vetëm për Medvegjë. E thash e po e them, nuk mundem përmes pak fjalëve të këtij reportazhi të përshkruaj gjithë punën e madhe kombëtare që e kanë dhënë veprimtarët e kësaj shoqate, kuptohet prej fillimit e deri më sot. Besnikë i qëndruan shoqatës, pa dalur nga antarsia, por duke paguar antarsi, sepse me këtë antarsi, mbajnë shoqatën dhe herë pas here ndihmojnë aty ku kërkohet. Për më shumë, shiko në Monografinë e Shoqatës, ku shihet qartë, se si kanë shkuar ndihmat përmes proçesverbaleve, që i kanë ruajtur kryesitë e shoqatave me vite e vite edhe ate shihen përmes fotove edhe me numër, proçesverbali 1, 2 e kështu me radhë. Një fjalë mjafton të thuhet për këtë shoqatë: “Ju lumtë vëllezër”. Këtë të shtune të datës 16 qershor, ishin mbledhur me mijëra bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare në koncertin tradicional të SHH “Medvegja”, për të mbështetur medvegjasit. Në mesin e mbi 2.000 bashkatdhetarëve, ishin edhe shumë miq zviceran, si Christof Darbelley, një mik i dëshmuar i komunitetit tonë, i cili që nga viti 2017 është këshilltar shtetëror i kantonit të Valais, siç dihet, ishte edhe kryetar i CVP, pastaj kryetari aktual i Fully, z.Eduard Felle, si dhe ish kryetari z.Berard Troje, këshilltar komunal zviceran dhe shumë miq të tjerë zviceran. Me një fjalë, miqtë zviceran, janë të mësuar me organizimet e mira të SHH “Medvegja” dhe deri në orët e para të ditës së diel, ishin në ate atmosferë të këndshme argëtimi, ku jehonte kënga e bukur shqipe. Shoqata Humanitare „Medvegja“, është dhe do të mbetet njëra ndër shoqatat më të organizuara në europë.

SHH „Medvegja“, një shoqatë e fuqishme, që përfaqësonte komunitetin tonë nëpër shumë manifestime në Zvicër, është zëri më i qartë dhe i bukur i Medvegjës, i gjeneratës së re. Shumë të rinjë e të reja kanë kaluar nëpër këtë shoqëri dhe po përpiqen që të mbajnë edhe në të ardhmen. 

Në këtë qytet me rrethinë, është pjesa dërmuese e mërgimtarëve medvegjas, që jetojnë e veprojnë. Sa here që vjenë qershori, menjihere na shkon mendja te spektakli madhështor që e organizon Shoqata Humanitare „Medvegja“, me qendrën e saj në Fully të Valisit-Zvicër, edhe ate tradicionalisht hiç më pak se për 24 vjet me radhë.

 

Koncert i mbajtur në natyrë, në afërsi të stadiumit të këtij qyteti edhe ate deri në orën 23.55 min të mesnatës.

 

Një sofër bashkimi, një takim i papërshkrueshëm medvegjas, të rinjë e pleqë, por edhe fëmijë, që të gjithë së bashku në këtë spektakël të përvjetshëm. Edhe banorët e tjerë që jetojnë në këtë pjesë, janë të pranishëm, si zviceranë, italianë, francezë etj, ju duket sikur të jetë festë e tyre, edhe pse gjithandej, është shqip dhe valon flamuri kuq e zi. Me një mikpritje tipike medvegjase, që musafirët nuk i lëshojnë pa bukë e ujë, kryesia e shoqatës, anëtarët e saj dhe të gjithë medvegjasit mërgimtarë i pritnin bashkatdhetarët e trevave tjera shqiptare që të jenë pjesë e këtij koncerti humanitar. Në hyrje të stadiumit ku mbahej koncerti shihej flamuri ynë kombëtar, si dhe ai zviceran. Shiheshin edhe tavolina të rezervuara. Pleqë e plaka, fëmijë e të rritur, të gjithë të buzëqeshur, që po takohen të gjithë bashkë.

 

Mes qershori, e tregonë edhe sofrën medvegjase, meqë i madh e i vogël drejtohen në Fully që ta shijojnë këtë koncert dhe turnir futbolli tradicional, e që ka karakter humanitar në ndihmë Medvegjës. 

 

Programi filloi prej grupit të të vegjëlve, me këngë e recitime, si dhe me valle të të gjitha trevave shqiptare. Kështu, edhe një herë u tregua se fëmijët mërgimtarë, edhe pse të rritur dhe të edukuar në Zvicër, ata nuk do ta harrojnë Medvegjën dhe herë do kur do të punojnë për ato treva të të parëve. Kjo shoqëri sivjet u paraqit në skenë pa themeluesin e saj, të ndjerin Musa Neziri, i cili siç dihet, ka kontribuar shumë për këtë shoqëri, por, me shumë zemër të përgaditur nga Sulejman Musliu, shoqëria vazhdon suksesin e saj, që të pranishmit të ndjehen shumë mirë.Grupi i mesëm i kësaj shoqërie e dha edhe një program vërtet shumë të pasur. Shoqëria artistike, siç dihet, e ka edhe grupin folklorik që tash më e kanë emëruar “Musa Neziri”, në nder të veprimtarit të madh, të përbërë nga Avni Neziri, Samir Neziri, Shqipe Neziri, Sofie Namani, Mevlan Thaçi, Marigona Neziri, Sadik Baftiu, Sulejman Musliu etj, të cilët i kënduan Medvegjës, Kosovës, Shqipërisë dhe këngë të bukura për unitetin kombëtar. Të gëzon fakti, se medvegjasit, në këto manifestime vijnë me familjet e tyre, e që është një gjest shumë i veçantë dhe me plot kuptim.

 

Sulejman Musliu është zotuar, se do të punojë me shpirt e zemër, që ti motivoj të rinjtë e të rejat, që të mbajmë të gjallë jetën kulturore edhe ne në diasporë. Së bashku me z.Sulejman Musliu është edhe Sadik Baftiu, Mevlan Thaqi, Avni Neziri, Shqipe Neziri, Marigona Neziri dhe Sofije Namani, motrat Abazi, etj, që dhanë program të shkëlqyer dhe ishte emocionuese, kur për 7 minuta, kjo shoqëri kishte përgaditur një valle enkas për të ndjerin Musa Neziri, që në T-shirt të djalit dhe vajzës të të ndjerit, shihej foto e Musa Nezirit.

 

Kryetari i Shoqatës Humanitare “Medvegja” Zenel Neziri, e hapi këtë jubile të 23 me radhë para të pranishmëve me fjalët më të mira të mundshme të kryesisë së shoqatës, anëtarëve të saj, sponzorëve dhe të gjithë atyre që po kontribuojnë të mbahen këto manifestime. Ai nuk harroi edhe kësaj here, pa falënderuar me gjithë zemër edhe miqtë zviceran.

 

Ai ndër të tjera tha se:“Mirëmbrëma të çmuar musafirë nga të gjitha trevat shqiptare. A shihni, se çdo herë, koha është e mirë, sepse misioni ynë është i pastër si qielli e dielli. Përshëndetje të nderuar fëmijë mërgimtarë, vëllezër e motra medvegjas, të nderuar bashkëkombas të të gjitha trevave shqiptare, miqë të dashur zviceranë, si kryetar i komunës, e deputetë, jemi mbledhur sonte larg Medvegjës, por një Medvegjë e dytë është në Zvicër, ashtu si do të duhej të ishte Medvegja jonë, e krejta kuq e zi. Mirëmbrëma dhe mirësekeni ardhur në këtë sofër të madhe me plot bereqet të Shoqatës Humanitare „Medvegja“, në koncertin e 23-të me radhë edhe mundemi të themi të vetmin në Zvicër që mbahet në natyrë. Urime edhe Fitër Bajramin të gjithëve dhe pritshim edhe shumë e shumë festa të tjera. I vetmi manifestim që mbledh medvegjasit mërgimtarë në një vend, i vetmi eveniment, që njihen të rinjtë mes veti, i vetmi eveniment që bashkëbisedojmë sikur në ato tokat tona ku jemi lindur e rritur. Për besë të zotit, nga shpirti i falënderoj të gjithë që kanë kontribuar të organizohet ky koncert, kryesinë e shoqatës, anëtarët e shoqatës dhe donatorët, sponzorët tanë, që i kemi falënderuar dhe i falënderojmë për jetë të jetëve. Nuk besoj se ka fuqi që mundet të na ndaj neve medvegjasëve.

Falënderoj komunën e Fully, kryetarin e saj, të gjithë qytetarët zviceranë dhe banorët që jetojnë për rreth, që janë me ne dhe festojnë së bashku në çdo manifestim. Ne në emrin tuaj, i them Merci, Merci, Merci Fully, Merci Zvicër. Zoti ju bekoft dhe do të jemi me ju gjithnjë, prandaj Zvicra jo rastësisht për ne është edhe atdheu i dytë. Më lejoni ti falënderoj edhe njëherë e shumë hërë edhe këto shqiponja të Shoqërisë Kulturo Artistike Medvegja, prindërit e tyre dhe të gjithë ata që punuan dhe po punojnë, që kur po i shohim në skenë po kënaqemi.E di, se nuk e keni pasur dhe nuk e keni të lehtë të organizoheni, se krejt puna është vullnetare, por ju keni fluturuar si shqiponja, kur është përmend Medvegja. Asesi nuk harroj për ti falënderuar të gjthë ata që kanë kontribuar pak sado pakë për këtë shoqëri.Shoqata jonë ka emër, ka emër se qe 35 vjet po shërben për atdheun me ato forca që i kemi, edhe kryesitë e mëhershme kanë kontribuar por e do të kontribuojnë edhe kryesitë që do të vijnë pas nesh.Jemi munduar që situatën aktuale në Medvegjë ta përcjellim nëpër shumë vende të europës e deri në SHBA, me personalitete të ndryshme me ndikim. Nuk ishim e as që jemi me ndoj parti politike, partia jonë është Medvegja, është flamuri kuq e zi, ajo tokë, që sytë i ka nga ne, sepse ne jemi të fortë dhe mundemi të bëjmë shumë paqësisht.

 

Të nderuar medvegja, vëllezër e motra të të gjitha trevave shqiptare, para pak ditësh, u nda nga jeta, legjenda e futbollit Fadil Vokrri. Ju lutem të ngritemi në këmbë dhe ta nderojmë jetën dhe veprën e tij. Fadil Vokrri siç e dini ishte në mesin e shoqatës sonë edhe ate e ka pas sjellur edhe ekipin e Kosovës. Zoti ia bëftë të lehtë dheun e Dardanisë e ne do ta kujtojmë për jetë.

Të nderuar të pranishëm, nesër e kemi turnirin e futbollit, besoj se do të kalojmë mirë. Ejani edhe nesër e ti përcjellim ndeshjet e bukura. Falënderoj shumë kryesinë e shoqatës, anëtarët besnikë, që kurrë nuk u larguan nga shoqata jonë. Ka zëra dhe po trumbetohet, kundër shoqatës e punës që është bërë, por ua bëj me dije nga ky vend, se kot e kanë, sepse në këtë shoqatë, kanë dhënë mundi të madh veprimtarë të dëshmuar e do të japim deri në fund të jetës sonë. Nuk ka kush që të na ndaj, ata që jemi, jemi të fortë e me miqë shumë. Kemi edhe projekte të tjera të mira në të mirë të Medvegjës dhe do ti arrijmë të gjitha. Historia e punës sonë është shkruar me shkronja të arta, nga personalitete e personalitete, këtë e dini edhe ju të gjithë, sepse kemi pasur musafirë të shumtë dhe do të kemi edhe në të ardhmen. Gëzuar. Ju të rinjë e të reja, vallëzoni shqip e këndoni shqip. Për ju po sjellim artistët më të mirë shqiptarë, siç është sonte Sinan Vllasaliu, ky artist i madh i këngës së bukur shqipe, këngëtarja mikeshë e jona, Hidajetja e të tjerë. Prandaj, të vallëzojmë e të këndojmë dhe të mos e harrojmë atdheun tonë. Afrohuni rreth shoqatës, sepse kjo shoqatë ka rreth vetes veprimtarë të dëshmuar të kauzës sonë kombëtare. Zoti e bekoftë Medvegjën, Shqipërinë, Dardaninë dhe gjitha tokat shqiptare, por edhe miqtë tanë zviceranë dhe të tjerë”.  Në gjuhën frenge i përshëndeti të pranishmit, zonjusha Lirije Namani, e cila është edhe edukatore në shkollat zvicerane e sidomos në kantonin Valis. Më pastaj u ndanë edhe dy mirënjohje, njëra për z.Sulejman Musliu udhëheqës i SHKA “Medvegja”, si dhe Mevlan Thaçi, anëtar i kryesisë dhe pastaj u nda edhe Flakadani “Musa Neziri”, për z.Sadik Baftiu, anëtari më në moshë i SHKA “Medvegja”, që do të jetë tradicionalish për veprimtarë të kësaj shoqate.Të pranishëm ishin edhe gazetarë zviceran si dhe media, si editori i TV Syri Blue me qendër në Solothurn, z.Musli Saiti. Këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu dhe këngëtarja mike e shoqatës, Hidajete Miftari, për disa orë me radhë, kënduan këngë të bukura shqipe, sa që, thuajse të gjithë të pranishmit vallëzonin. Ishte një atmosferë shumë e këndshme. Me një fjalë përshëndetëse u paraqit si zakonisht edhe kryetari i komunës Fully, duke vlerësuar punën e madhe që po bënë kjo shoqatë. Vlenë të përmendet, prezentimi i kryetarit të komunës, kur z.Zenel Neziri e ftoi për një fjalë rasti, i tha ndër të tjera: “Eja z. kryetar dhe ndjehu me ne si në shtëpinë tënde”. Ai foli fjalët më të mira të mundshme për integrimin e komunitetit tonë, por nuk harroi pa përmendur edhe futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane. Aty nga ora 22.00 erdhi edhe z.Darbelley, një mik i madh i medvegjasve dhe i gjithë shqiptarëve, i cili edhe ai përshëndeti të pranishmit me fjalë të mira, ku të gjithë të pranishmit i duartrokitën.

 

Një minutë heshjt për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri

 

Kryetari I SHH “Medvegja”, z.Zenel Neziri, pas fjalëve të musafirëve zviceran, doli në skenë dhe i tha disa fjalë për legjendën e futbollit z.Fadil Vokrri, i cili ishte edhe musafirë në njërin nga koncertet e kësaj shoqate, së bashku me miq të tij dhe ekipin e futbollit të Kosovës. Ku të gjithë u ngritën në këmbë për të nderuar z.Fadil Vokrri. Ashtu edhe siç ishte parapa, programi u mbyll në orën 23.45 minuta në natyrë, për të vazhduar në sallën sportive që ishte aty pranë. Ia vlen të thuhet, se asnjëherë, deri më sot, me vite e vite, në këtë shoqatë, nuk ka pasur ndoj problem, kjo tregon, se organizimet e shoqatës, janë jo vetëm të mira, por shembullore.

 

 

Ndërsa ditën e nesërme, pra të dielën e 17 qershorit, vazhdoi turniri në futboll të vogël, në të cilin morën pjesë 33 ekipe nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe futbollistë zviceran.

 

Në orën 9:00 filloi edhe loja e parë në futboll të vogël dhe ndeshje pas ndeshje erdhëm deri në finale.Gjatë tërë ditës ishte kohë e mirë dhe e freskët.Lojërat u zhvilluan si edhe herave të tjera në formë fer play pa asnjë problem të vogël. Edhe në stadium, u mbajt një minutë heshtje nga të gjithë të pranishmit, për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.

 

Vendi i parë i takoi “Scuadra Bex”, vendi i dytë,“La Petite Maison de Nettoyage Martigny”, vendi i tretë “CD Palestino”, vendi i katërt i takoi Komunitetit shqiptarë Martigny.

 

Edhe referët, por edhe të gjitha ekipet pjesëmarrëse u ndanë të kënaqura me organizimin dhe lojërat e zhvilluara fer. Në fund të këtij turniri u ndanë kupat e medaljet, të cilat i ndanë komisioni sportive. U falënderuan edhe mediat që i kanë përkrahur vazhdimisht këto aktivitete, si kombëtaren “Bota sot”, presheva.com, TV Diaspora, Syri Blue, Illyria, e shumë media të tjera, por edhe sponzorët e këtij evenimenti. Kryetari i shoqatës Zenel Neziri edhe një herë bëri thirrje që Medvegja të ndihmohet edhe më shumë nga të gjithë shqiptarët duke e ditur se në çfarë situate është ajo dhe mbylli këtë jubile të 23 të këtij organizimi sa sportiv-kulturorë dhe humanitarë. Nga kryesia e SHH “Medvegja” dhe anëtarët e saj dëgjuam, se kurrë nuk do të pushojnë së organizuari koncertin dhe turnirin, sepse e kanë një qëllim të madh, humanitarë, të jemi bashkë dhe të mos e harrojmë Medvegjën shqiptare. Krejt në fund të këtyre dy ditëve aktivitete, si Zenel Neziri dhe Zejnullah Namani, e anëtarë të tjerë të kryesisë dhe anëtarët e shoqatës, u bë me dije, se shoqata ka pasur, ka e do të ketë veprimtarë besnikë, që kurrë nuk do të pushojnë për Medvegjën. / Teksti dhe foto: Dashnim HEBIBI

 

Loading...