Sport

Neziri: Presim fitore, sepse synojmë vendin e katërt

2c-mexhid

Të dielën, në stadiumin e qytetit në Tetovë Renova do të përballet me Bregallnicën e vendit të parafundit, në kuadër të rrethit të katërt të ligës së parë (java e 28). Padyshim që, Bardhekaltrit presin fitore në këtë ndeshje, pasi synojnë vendin e katërt që çon në garat evropiane.
“Nga ky takim pres fitore. Duhet të vazhdojmë serinë e fitoreve për të qenë në garë për vendin e katërt, i cili mundëson kualifikime në garat europiane. Mendoj se Renova e meriton këtë vend duke, parë parasysh ekipin që kemi”, deklaroi për “Lajm”, futbollisti me përvojë të madhe, Mexhit Neziri.
Në këtë ndeshje, Renova do të jetë pa Fatjon Jusufin dhe Xhelil Abdulla, të cilët munguan edhe në ndeshjen e fundit kundër Pobedës, për shkak të lëndimeve.

Ndeshjet, java e 28-të
(E diel, ora 16:00)
Shkupi-Vardar
Sileks-Shkëndija
Pelister-Pobeda
Renova-Bregallnica
Rabotnicki-Makedonija GJP

Renditja:
1.Vardar                            65
2.Shkëndija                       54
3.Rabotnicki                      46
4.Pelister                           37
5.Renova                           35
6.Sileks                             35
7.Shkupi                            29
8.Pobeda                           23
9.Bregallnica                     19
10.Makedonija GJP          18

To Top