Dy futbollistët e futsallit nga Maqedonia, Eljasa Neziri (Juventus Serava) dhe Berat Jakupi (portier i Futsal Shkupi) tashmë janë pjesë e Kombëtare së Shqipërisë në futsall. Ata do të debutojnë për kuqezinjtë në turneun e futsallit, që sot dhe nesër mbahet në Prishtinë në nder të komandantit legjendar Adem Jashari. Zatën edhe turneu mbanë emrin e komandantit legjendar. Neziri për Lajm tregon për emcionet kur veshi fanellën kuqezi, për herë të pare në stërvitje.

“Ishte një ndjenjë e vecantë. Nuk mund ta përshkruaj se si u ndjeva në ato moment. Thjeshtë e kisha ëndërruar si fëmijë këtë cast dhe ëndrra mu bë realitet. Tani më mbetet të bëj debutim të suksesshëm dhe të arrijmë suksese në turneun që mbahet në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari”, deklaroi Neziri, i cili luan në rolin e sulmuesit.

Kuqezinjtë sot (e shtunë, ora 13:00) do të përballen me Kosovën, kurse në takimin tjetër do të takohen Kosova U21 dhe Maqedonia.

Legjenda:Berat Jakupi dhe Eljasa Neziri

Loading...