Nuk ndodh shpesh që një futbolliste shqiptare në një kampionat të huaj të shënojë katër gola në një ndeshje të vetme… Madje, janë rekorde që edhe te meshkujt dallohen. Ndeshja Millëall-Charlton Athletic përfundoi 0-8, ndërsa protagonistja për bardhekuqtë ishte Elizabeta Ejupi. Por, cila është kjo vajzë shqiptare që po mrekullon në Angli?

E thërrasin “Liz”, një shkurtim i emrit Elizabeta… Vetëm 24 vjeç por në ishullin e futbollit ka gjetur shpëtimin dhe është rritur në një tjetër kulturë sportive dhe sidomos në gjirin e një shoqërie të emancipuar.

Zhurmat e bombave, jehona e masakrave dhe sidomos frika për të mos ia dalë shpesh janë një makth që sheh në gjumin e saj. Por, “Liz” ia doli, si shumë shqiptarë të tjerë. Nga Kosova në Angli, aty ku nisi një jetë e re për të.

Elizabeta ishte tepër e vogël, vetëm 3 vjeç, kur bashkë me familjen e saj do të zbriste në aeroportin e Londrës, duke mbledhur plaçkat dhe marrë disa kujtime nga shtëpia në Kosovë.

Sigurisht, kurrësesi nuk mund ta kishte menduar topin si argëtim dhe zbativje, aq më tepër që sot do të ishte një futbollistë profesionsite në Premier League Ëoman, pra kampionatin e futbollit për femra.

Kohë më parë, në një intervistë për shtyp për “The Telegraph”, do të shprehej: “Kishte masakra, vrasje. Ne u larguan nga Kosova, për të mbijetuar”.

Familja e saj u arratis, duke bërë kështu që Elizabetën ta kursejnë nga një fëmijëri e tmerrshme dhe e papërshkrueshme.

Eshtë pjesë e kombëtares së Shqipërisë për Femra dhe ka luajtur disa ndeshje, por që sigurisht për sulmuesen kuqezi, karriera është në Britaninë e Madhe, aty ku shpesh lexon shumë për origjinën e saj dhe është në kontakt ende me kushërinjtë.

“Liz” ia ka dalë, si shumë shqiptarë të tjerë. Një histori e bukur për t’u treguar, me shpresën që një ditë një gol i saj të vlejë edhe për kualifikimin historik të kombëtares së femrave…

Ka një idhull, Cristiano Ronaldo, por frymëzohet edhe nga sulmuesja braziliane Marta. i pëlqen pula dhe torta me luleshtrydhe. Dëgjon këngët e Shakira.

Dikur ka veshur edhe fanellën e Anglisë U-15, ndërsa ka marrë medalje bronxi në Lojërat  Olimpike për të rinj, në Londër.

Loading...