Nga burgosja deri te lirimi i Sami Lutës- Ja rrëfimi për “Studio e hapur” i Ibadete Lutës, nënës së Samiut! (VIDEO)

Ibadete Luta një nënë, një burrneshë të cilës durimi nuk i mbaroi asnjëherë, as ditën kur shkonin në dasëm dhe ia arrestuan të birin dhe as ditën kur Sami Lutës I shqiptuan burg i përjetshëm thotë se gjatë gjithë kohës ka qenë e bindur se I biri nuk ka asnjë faj.

Për orë të tëra para burgut të Shutkës dhe çdo hap deri atje Ibadetja thotë së i qante me lot, pasi atje nuk ishte vendi që djali i saj ti kaloj vitet më të bukura të rinisë.

“Aq shumë netë pa gjumë, aq shumë lot dhe mallëngjim, por në asnjë moment nuk e vuri në dyshim pafajsin e djalit të saj dhe asnjëherë nuk ju dorzua të keqes që e kaploi familjen e tyre. Ibadete Luta një nënë, por jo vetëm, një burrneshë të cilës durimi nuk i mbaroi asnjëherë, as në ditët më të këqija të jetës së saj dhe as në momentin kur të birit ju shqiptua dënimi, burg i përjetshëm. Në këto momente sfiduese, atë e mbajti gjallë vetëm besimi në Zot dhe shpresa se djali i saj, Sami Luta një ditë do t’i kthehej pranë familjes”, deklaroi për TV SHENJA, Emine Ibadete Luta, nëna e Sami Lutës

Ndiqe videon e plotë:

Loading...