Nga frika s’e mund t’ia rrëmbejnë Bardhin, Levante pritet t’ia rrisë rrogën

Nga frika se klubet si PSG e Inter mund t’ia rrëmbejnë futbollistin e talentuar, Enis Bardhi, skuadra e Levantes ka paraljamëruar rritjen e rrogës, shkruajnë media spanjolle. Klauzola e tij është 25 milion euro.

 

“Bardhi është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Levantes, ai shkëlqyeshëm është përshtatur në ekip dhe qytet. tani kryesia po përgatitet që t’ia përmirësoj kushtet, i cili sezonin e kaluar ishte një prej lojtarëve kyc. Bardhi erdhi nga Ujpest për 1,5 mln. Tani vlera e tij është rritur më shumë. Prandaj ka frikë se dikush mund ta aktivizoj klauzolën, që për momentin ndoshta s’është reale. Bardhi përafërsishtë fiton 500.000 euro në vit dhe është një prej lojtarëve më pak të paguar, madje edhe për një futbollist të cilit pritet përmirsimi i madh i rrogës”, shkruan një media spanjolle.

Loading...