Nga Shkupi në Berlin do të mund të fluturoni për 30 euro

Kopenhaga, Bratisllava dhe Berlini janë tre destinacionet drejt të cilave nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup do të qarkullojë aerokompania e buxhetit të ulët “Vizer”.

Aerolinjat e reja do t’i promovojnë sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski dhe përfaqësues të “Vizer” dhe të koncesionuesit të aeroporteve të Maqedonisë “TAV Maqedoni”. Fluturimet e kompanisë “Vizer” janë aq të lira sa që ndonjëherë kushtojnë vetëm 30 euro.

 

Loading...