‘Nga Shqipëria komuniste në skenën botërore’, BBC-ja i kushton një artikull sopranos shqiptare Ermonela Jaho

‘Nga Shqipëria komuniste në skenën botërore’- kështu nis artikulli i gazetares Albana Kasapi kushtuar sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho në një edicion special të Radios BBC.

Albana Kasapi e BBC-së u takua me sopranon Ermonela Jaho në Shtëpinë e Operës Mbretërore në Londër. Artikulli nis me karrierën e sopranos shqiptare, dhe si arriti ajo të prek skenat më të mëdha botërore.

Ndërsa në këtë intervistë ylli shqiptar rrëfen se pasioni për muzikën e ka shoqëruar që kur ka qenë farë e vogël,   por asnjëherë nuk e kishte menduar se ajo një ditë do të bëhej soprano.

auto_Screenshot_81490614921

Loading...