Maqedoni

Nga VMRO-ja përgjigjen: Muhamedin e kemi?!

muhamed

Lajmi i agjencisë INA që pushtoi të gjitha mediat se Muhamed Ahmetin, anëtari i saj
shqiptar tejet i proklamuar në zgjedhjet lokale ka qenë temë debati edhe në disa forume
maqedonase dhe në facebook.
Se përse ai nuk u përfshi në komitetin ekzekutiv dhe instanca tjera duke ndjekur modelin e
LSDM, VMRO-istat kanë dhënë përgjigje se ai është aty dhe qëndron besnik.
Ndërsa po ashtu është këshilltar i VMRO-DPMNE në Qytetin e Shkupit.
Ahmeti ishte një figurë tejet e promovuar nga VMRO-DPMNE, por dhe një kartë për të
tërhequr votues shqiptarë. Megjithatë moszgjedhja e tij tregoi se partia që drejtohet nga
Hristijan Mickoski do të vazhdojë politikën nacionaliste, informon INA.
VMRO-DPMNE-ja zgjodhi Komitetin e ri Ekzekutiv duke mos përfshirë asnjë shqiptarë, ashtu
siç theu tabutë LSDM e udhëhequr nga Zoran Zaev.

Ahmeti gjatë garës së zgjedhjeve lokale kishte theksuar se kandidimi i tij ishte dëshmi dhe
veprim i VMRO-së për të thyer tabutë se kjo parti është kundër shqiptarëve.
“Ky është një hap i madh edhe për VMRO-DPMNE-në, e cila tregohet e hapur dhe në fakt e
përfaqëson konceptin e një partie qytetare e cila bashkon”, kishte theksuar Ahmeti, duke
hedhur poshtë zërat se kjo parti ka qenë kundër shqiptarëve.
“Bëhet fjalë për një propagandë të paramenduar. Ju siguroj se kjo nuk është kështu. Si
Muhamed Ameti, kam dyert e hapura dhe kontribuoj aktivisht dhe kam ndërmend të
kontribuoj edhe më aktivisht në krijimin e politikave të partisë. Nuk ka ndarje, ne jemi një.
Gruevski është njeri që jep premtime dhe i realizon. A ka mundësi një njeri që hapi mbi 170
mijë vende pune, nga të cilat tridhjetë mijë vetëm në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë, i cili
ka hapur 10 fakultete në universitetin në Reçicë të Vogël, i cili hapi edhe një të ri të veçantë
për shqiptarët i quajtur Nënë Tereza, i cili dha mbi 40 milionë euro subvencione për
fermerët në Pollog, i cili dyfishoi numrin e shqiptarëve në administratën publike, i cili
rikonstruoi dhe ndërtoi shumë shkolla për shqiptarët, a ka mundësi një njeri i tillë të jetë
armik i shqiptarëve”, kishte theksuar figura e promovuar për të tërhequr shqiptarët,
Muhamed Ahmeti.
Në mbledhjen e mbajtur sonte, Igor Janushev, ish drejtor i NTP-së është zgjedhur sekretar
gjeneral i parties, ndërsa për nënkryetarë Aleksandër Nikollovski, kryetari i Kavadarcit Mitko
Jançev dhe ish ministri Vllado Misajllovski. Ndër anëtarët e ri të Komitetit Ekzekutiv janë
Vllatko Gjorçev, Trajko Sllavevski, Toni Mihajllovski, Konstantin Bogdanov nga reformatorët,
Daniella Rangellova, Aleksandar Nikollovski, Ane Llashkovska, Koce Trajanovski, etj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top