Një 12 vjeçare i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta duke pirë fostoksinë. E mitura Klevina Ndoka, nga Vau Dejës është gjetur nga familjarët e saj në banesë në gjendje të rëndë.

Ata e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por pas pak orësh 12 vjeçarja u nda nga jeta. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, por ende nuk ka një pistë konkrete për shkakun që e coi fëmijën ti japë fund jetës një ditë para 1 qershorit, festës së fëmijëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një debat i saj me prindërit, por nuk përjashtohen as pista të tjera të cilat janë duke u hetuar. Klevina ishte një nxënëse e shkëlqyer në shkollën 9-vjeçare “Dom Luçian Avgustini” në Vau Dejës.

Mësuesi i saj kujdestar Jak Hila 10-tat në mësime dhe një kujtim pak para se të ndodhte ngjarja ku nxënësja e tij kishte shkruar në bankë emrin e saj shoqëruar me një zemër të vizatuar.

“Ajo kishte vetëm 10-ta në shkollë. Shumë e shoqërueshme me nxënësit e tjerë dhe të gjithë ne. Nuk kam vërejtur ndryshim të sjelljes tek ajo. Kam pyetur edhe mësuesit e tjerë dhe s’kanë vërejtur ndryshim në sjellje. Pasi u nda nga jeta kam parë në bankën e saj emrin që e kishte shkruar vetë dhe një zemër të vizatuar. Do ta ruaj si kujtim”, u shpreh mësuesi për “Panorama”.

Klevina kishte shumë pasione dhe një prej tyre ishte sporti. Për një vit me radhë ishte pjesë e ekipit të futbollit të femrave “Juban Danja”. Presidenti i këtij klubi Ferdinand Jaku është i tronditur nga ngjarja. “Kishte 3-4 muaj që u shkëput nga ekipi për arsye që nuk i di. Unë do thoja se mungesa e mjediseve për argëtimin e fëmijëve është një problem dhe këtu fajësoj institucionet. Po ashtu bëj thirrje për prindërit që të jenë më afër fëmijëve të tyre”, u shpreh ai.

Loading...