Ngjarje tragjike në Itali, një 22-vjeçar shqiptar vritet me armë gjatë kohës që po luhej Juventus-Milan

Një lajm tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 10, ndërkohë që ishte duke u luajtur finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit. Një 22-vjeçar shqiptar u vra mbrëmjen e djeshme në Sinalunga të Italisë.

juventus

Teksa ishin duke parë ndeshjen, një bari i armatosur hyri në shtëpinë e familjes shqiptare, dhe goditi viktimën me një plumb në qafë. I riu ndëroi jetë pak minuta më vonë. Mediat italiane raportojnë se autori i ngjarjes ishte një bari 45-vjeçar me origjinë nga Sardenja dhe banim në Arezo.

Shqiptari

Dyshohet se motivi i vrasjes mund të jetë për larje hesapesh për llogari të lidhura me drogën. Nuk është mësuar ende identiteti i 22-vjeçarit shqiptar, ndërsa autori i vrasjes u arrestua nga karabinierët.

Loading...