Procedurën e ngjizjes jashtëtrupore mund ta bëjnë femrat deri në moshën 42-vjeçare, mirëpo edhe damat më në moshë nuk duhet të humbin shpresat, gjithnjë derisa vezoret u funksionojnë, pa marrë parasysh moshën.

Edhe pasi që të dështojë ovariumi, bebe mund të “bëjnë” me ndihmën e qelizave të dhuruara, sepse limiti ligjor nuk ekziston – i vetmi limit është gjendja shëndetësore e damës, e cila dëshiron të bëhet nënë, rekomandojnë gjinekologët, transmeton Telegrafi.

Marrëse e qelizave të dhuruara reproduktive mund të jetë secila femër që ka gjendjen e mirë reproduktive dhe të përgjithshme shëndetësore.

Praktika tregon që në atë kuptim femrat janë parimisht të afta për lindje edhe deri në 50 vjeç. Natyrisht, sa më e moshuar të jetë femra, shanset janë më të vogla për ngjizje.

Përveç pushimit të punës së vezorëve, femrat marrin qeliza të dhuruara edhe pas disa procedurave të pasuksesshme të ngjizjes jashtëtrupore, gjë që është shenjë që cilësia e vezoreve nuk është e mirë, ndërkaq rasti i tretë është kur femra ka predispozita për ndonjë sëmundje gjenetike.

Kushtet për ngjizje jashtëtrupore

– Partnerët, qoftë të jenë ata të martuar apo jo, të cilët, edhe pas shërimit të aplikuar nuk kanë realizuar trashëgimtarë.

– Partnerët të cilët nga bashkësia ekzistuese nuk kanë fëmijë. Partnerët në bashkësitë e mëparshme martesore/jashtëmartesore mund të kenë fëmijë.

– Femrat deri në 42 vjeç në momentin e dhënies së vërtetimit mbi plotësimin e kushteve për procedurë.

– Femrat duhet patjetër ta kenë të shëndetshëm funksionin e vezoreve.

– Femrat me indeksin normal të masës trupore, e cila është më e vogël se .

– Femrat me indeksin normal të masës trupore, e cila është më e vogël se 30.

– Meshkujt me të gjitha format e zvogëluara produktive, bashkë me ekzistimin e spermatozoideve të gjalla dhe morfologjikisht të shëndetshme në ejakulat.

Loading...