Rrobat që ne të gjithë veshim çdo ditë kanë një evolucion të gjatë në histori.

Për herë të parë, rrobat lindën si nevojë për të mbuluar trupin e njeriut dhe për t’u mbrojtur nga një mot me shi. Pra rëndësia e rrobave për t’u integruar në shoqërinë në të cilën jetojmë është e dukshme.

Mënyra se si vishemi dhe ngjyrat kanë të bëjnë me kohën në të cilën jetojmë dhe me mënyrën se si kompanitë apo korporatat në industrinë e modës interpretojnë rrobat tona.

Në antikitetin klasik fillon rëndësia e perceptimit të ngjyrave në rroba.

Ngjyra e kuqe dhe ngjyrat e errëta, si vjollca dhe e kuqe e ndezur, janë të lidhura me vitalitetin dhe veprimin, gjallërinë.

Gjithashtu ngjyra vjollce ishte ngjyra e rrobave të përdorura nga perandorët. Në atë kohë kjo ngjyrë u bë ngjyra e pasurisë dhe me kalimin e kohës ajo u bë ngjyra e spiritualitetit, që e gjejmë të përdorur masivisht tek udhëheqësit shpirtërorë si tek peshkopët.

Aktualisht, ngjyra e bardhë përfaqëson pastërtinë apo fillimin e diçkaje dhe e shohim gjerësisht të përdorur në pagëzime, dasma etj., por në Rilindje ajo simbolizonte pastërtinë dhe shëndetin, një pamje e pastër ishte një garanci e një morali të mirë dhe shoqërie pozitive.

E kundërta është ngjyra e zezë që simbolizon mëkatin dhe vdekjen (ja pse shtrigat e imagjinatës popullore janë të veshura me të zeza). Megjithatë veshjet e zeza që janë përdorur nga murgjit, në kohën e Benedikut në shekullin e dymbëdhjetë dhe periudhën Dominikane, kanë një tjetër domethënie. Këto rroba të gjata të zeza janë një simbol i asaj feje, duke treguar indiferencë ndaj të mirave materiale mbi tokë, përbuzjen e tyre ndaj jetës fizike dhe shpresën për një jetë shpirtërore.

Ndërsa ngjyrat që duken çdo ditë si të reja, sot dhe gjithmonë kanë domethënien e kujdesit ndaj pamjes.

Loading...