Që mos të përsëritet ngordhja e peshkut nga lloji i cironkës, shërbimet përkatëse duhet ta zgjerojnë dhe thellojnë kanalin Studençishtë ndërsa kryetari i komunës të drejtohet deri tek Ministria e Ekologjisë që të ndërmerren masa parandaluese për pengimin e ngordhjes së kësaj specie të peshkut. Në bashkëpunim me kompaninë ELEM duhet të formohet grup pune që do të japë rekomandime për tejkalimin e problemit dhe ndryshime të rregullativës aktuale ligjore, si dhe marrjen e lejes për peshkim nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit me ujëra.

Të gjithë që janë të përfshirë në rregullimin e nivelit të Liqenit të Ohrit duhet të bartin përgjegjësi. Nuk mundet saktë të lokalizohet, edhe pse ai që vendos kur dhe si do të lëshohet liqeni është kompania ELEM – tha Kiril Pecakoski, këshilltar i VMRO DPMNE.

Nga komuna shprehen se edhe pse nuk kanë kompetenca të drejtpërdrejta mbi liqenin, menjëherë është kërkuar nga institucionet kompetente të reagojnë.

Askush nuk bart përgjegjësi për shkak se askush nuk menaxhon. Për këtë, nevojitet dhe për këtë duhet të fokusohemi, ne si vetëqeverisje lokale dhe ju si gazetarë të bëjmë presion që më në fund të miratohet plani për menaxhimin me rajonin e Ohrit, ku do të dihet kush është kompetent për ngecjen e ujit, kush është kompetent për peshkimin, kush për portin e kështu me radhë për çështjet lidhur me rajonin e Ohrit – u shpreh Jovan Stojanovski, kryetar i Ohrit.

Ndryshe, disa tonelata cironkë të ngordhur me ditë shiheshin mbi sipërfaqen e kanalit Studençishtë në Ohër. Shkak për këtë ishte niveli i ulët i ujit në kanal dhe në Liqen, që janë të lidhura mes vete, por edhe mungesa e oksigjenit në kanal.

Loading...