Ngritet kallëzim penal kundër anëtarit të lartë të BDI-së në Kumanovë

Policia e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër N.B, 58 vjeç nga Çerkezi i Kumanovës, për
shkak të kryerjes së veprës penale përpunim i paligjshëm, mbajtje dhe tregti me armë.
Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për Nazmi Beqirin, ish-deputetin dhe anëtarin e lartë të BDI-së,
emri i të cilit ishte ndërlidhur dhe kishin kulmuar debate lidhur me incidentin në Reçicë të Tetovës, ku
gjatë përleshjes mes dy grupeve kumanovare, mbeti i vrarë Naip Rexhepi, transmeton
kumanovonews.
Sipas raportit të policisë, më 22 qershor të këtij viti, është kryer bastisje në shtëpinë e N.B, me çfarë
janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta („Steyr Pieper Patent“ 6,35 мм, „ Zastava M 57“ 7,62х25 мм и
Smith & Wesson modeli 422“22LR) si dhe 43 plumba të kalibrave të ndryshëm, për të cilat nuk
posedonte leje. (INA)

Loading...