Familjari i dëshmorit dhe ish-luftetari i luftes së UÇK “Avni Ukshini” nga Morina, ne emrin e familjes së tij dhe në emrin e gjithë familjeve te Dëshmorëve te Morinës, e ndan dhimbjen bashkë me familjen Haradinaj për vdekjen e babait te 3 Dëshmorëve z.Hilmi Haradinaj.
Në emrin e familjes tonë Ukshini dhe në emrin e të gjitha familjeve tjera të Dëshmorëve të Morinës, sot bashkërisht e ndajmë dhimbjen me juve për vdekjen e luftëtarit të UÇK’së dhe të kontributdhënësit tonë kombëtar dhe babait te 3 dëshmorëve z.Hilmi Haradinaj”, duke iu shprehur ngushllimet tona më të sinqerta familjes së juaj heroike dhe gjithë dashamirëve tjerë për vdekjen e baces Hilmi.
– I themi Lavdi bacës Hilmi për kontributet e tij qysh në vitet e 90, e deri sot, që ia dha Kosovës. I lehtë i qoftë dheu i tokes tonë Dardane!
– U prehtë në paqe shpirti i tij bashkë me shpirtërat e Dëshmorëve te tjerë!

Loading...