Nigeri, sulm vetëvrasës në një xhami, të paktën 20 persona të vdekur

Të paktën 20 njerëz e kanë humbur jetën në sulmin vetëvrasës ndaj një xhamie në pjesën verilindore të Nigerisë.

Sulmuesi me bombë e ka aktivizuar mjetin shpërthyes kur besimtarët vinin në lutjen e mëngjesit”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Otman Abubakar.

Tani për tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin.

Supozohet se sulmi u realizua nga pjesëtarë të grupit Boko Haram.

Loading...