Maqedoni

Nikollovski paralajmëron masa të reja për bujqësinë

Ljupço-Nikollovski-780x439-696x391

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski sot në Negotinë njoftoi për masat e reja dhe politikat e Qeverisë për bujqit. Ai informoi për sjelljen e programit të ri nacional për bujqësi dhe zhvillim rural për pesë vitet e ardhshme.

“I kemi sjellë edhe programet vjetore dhe për atë mendojë se është moment ideal për t’i deklaruar risitë dhe masat të cilat i kemi paraparë. Këtë vit kemi paraparë rritje të subvencioneve për të gjithë vreshtarët të cilët kanë midis një dhe dhjetë hektarë vreshta. Qëllimi ynë është që t’i stimulojmë që ta modernizojnë prodhimin, gjegjësisht të japim mbështetje edhe më të madhe për kategorinë e bujqve të cilët vërtetë mund të sjellin zhvillim. Për atë arsye kemi paraparë 20 për qind shtesë për këtë kategori, që të zgjerohet”, tha Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, risi është edhe mbështetja me 12 mijë denarë në pjesën e rikonstruksionit të vreshtave, gjegjësisht rinovimi i llojeve të vreshtave dhe strukturës së tyre. Kjo siç tha, do të kontribuon në rritjen e cilësisë së prodhimit.

Në pjesën e programeve për zhvillim rural, Nikollovsk tha se mbetet mbështetja e fuqishme e investimeve në plantacionet e reja.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top