Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin, Methju Nimic, me takim me presidentin Gjorge Ivanov në vilën “Vodno”, paradite e filloi serinë e bisedave me kreun shtetëror dhe politik të Maqedonisë.

Pas bisedave me Ivanovin, Nimici do të ketë takime të ndara edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickovski.

Deklarata zyrtare për vizitën dhe efektet nga bisedat në Shkup, ndërmjetësuesi Nimic, sipas paralajmërimeve të MPJ-së, do të japë pas takimeve me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ai në Maqedoni arriti dje dhe pas arritjes shkurtë porositi se “pas Athinës pret biseda të mira edhe në Shkup”.

“Kemi realizuar takime të mira në Athinë. Shpresoj se do të kemi takime të mira edhe këtu. U gëzohem takimeve me Qeverinë dhe me liderët tjerë”, deklaroi ndërmjetësuesi Nimic pas arritjes në Shkup.

Loading...