Maqedoni

Nimic pret formimin e qeverisë së re, të diskutojë për emrin

nimic

Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit, Metju Nimic, ka thënë se po pret formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, për të vazhduar me procesin e ndërmjetësimit ndërmjet Athinës dhe Shkupit për kontestin e emrit.

Nimic shprehet se i ka përcjellë zhvillimet në Maqedoni, ndërsa thotë se nuk është pjesë e mandatit të tij të merret me këto zhvillime.

“Shpresojë që Qeveria e re të më ftojë në Shkup për të biseduar për hapat e radhës të procesit negociues me Greqinë. Gjithashtu, shpresoj se Maqedonia do të ketë një Qeveri të përgjegjshme, funksionale dhe me mbështetje parlamentare”, ka thënë Nimic.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top