Nimic: Zaev dhe Cipras më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje – firmosjen e Marrëveshjes

Ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për emrin, Metju Nimic, ka deklaruar sot gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes se beson se marrëveshja është një interes strategjike të të dy vendeve, raporton Tv SHENJA.

“Ishte nder që kam punuar në këtë proces dhe me minsitrat. Ishte proces i gjatë dhe i vështirë por rezultoi me marrëveshje të ndershme dhe mund të shërbejë si shembull për rajonin se dy vende mund të zgjidhin konteste nëse duam. Familjes time i thashë se këtë vit nuk dua dhuatë për ditëlindje sepse dy kryemistrat do të më bëjnë një dhuratë të mëdha. Me nënshkrimin e marrëveshjes mbaron puna ime dhe shpresoj se vendet do të përmirësojnë raportet”, deklaroi Nimic. /SHENJA/

Loading...