Nis “screeningu-u”, Han sot zbret në Shkup

Eurokomisari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn sot paradite mbërrin në Shkup për të futur në shina fazën përgatitore, në kuadër të hapjes së negociatave në qershor të 2019 me Maqedoninë, informon INA.

I ashtuquajturi procesi “screening” që përbën një fazë përgatitore mbi hapjen e negociatave, do të nis nga sot, ndërsa eurokomisari Hahn para vizitës theksoi se kjo do të jetë një provë për të treguar se sa të vendosura janë Maqedonia, por edhe Shqipëria për të çelur bisedimet. Hahn gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Ai pritet të mbajë fjalim para anëtarëve të Këshillit nacional për eurointegrime në Kuvendin e Maqedonisë.

Procesi “screening” ka të bëjë nga njëra anë me ekzaminimin analitik të legjislacionit të vendeve kandidate për të evidentuar nivelin e tyre të harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe me identifikimin e fushave, ku kërkohet përparim në legjislacionin e vendeve kandidate për të qenë në përputhje me rregullat e BE.

Loading...