Dy punëtorë kanë filluar të shkurtojnë murin në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë. Punëtorët po e shkurtojnë murin për 60 ose 70 centimetra.

Inspektorët e Ministrisë kanë dalë në zonën e punimeve dhe kanë sjellë vendimin ku lejohet rrënimi i murit, por siç raporton KTV, nuk po gjejnë personin e kontratës. Në vendin e punës janë vetëm punëtorët.

Inspektorët nuk po tregojnë nëse vendimi është për ta rrënuar tërësisht murin apo vetëm një pjesë të tij.

Loading...