Në Klubin e Deputetëve filloi takimi i liderëve në formatin prej katër liderësh, dy nga opozita dhe dy nga pozita.

Në takim marrin pjesë kryeministri dhe njëkohësisht lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristojan Mickovski dhe Billal Kasami nga Besa. Lidërët janë të shoqëruar nga një përfaqësues i partisë së tyre.

Takimi në këtë format u vendos të mbahet me kërkesë të liderit të VMRO-s, Hsristijan Mcikovskit.

Në takim pritet që liderët t’i përafrojnë qëndrimet lidhur me referendumin për Marrëveshjen me Greqinë që duhet të mbahet në vjeshtë.

Referendumi, Mickovski dhe Kasami arrijnë në takim

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, dhe ai i Lëvizjes Besa, Billal Kasami, kanë arritur në Klubin e deputetëve ku duhet të mbahet takimi i ri i liderëve. Ftesë në takimin e sotëm i cili do të mbahet në formatin e 4 liderëve, dy nga opozita dhe dy nga pozita, nuk ka marr kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Takimi është dashur të fillojë në orën 12:00, por akoma nuk kanë arritur të gjithë liderët.

Në Klubin e deputetëve pritet të filloj takimi i ri i liderëve të partive politike. Në takimin e sotëm do të marrin pjesë liderët e katër parive politike në vend dhe nga një përfaqësues, ato të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe Besës./Alsat

Loading...