Nisë gjykimi për të arrestuarit, Prokuroria kërkon masë paraburgimi

(E plotësuar) Seanca ka nisur për 9 prej 17 të arrestuarve. Prokuroria ka kërkuar ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për ta, për veprën penale “sulm ndaj personave zyrtarë” dhe “ pjesëmarrje në turma huligane”.

Sillen para drejtësisë 17 të arrestuarit, pas pak nisë gjykimi

Para pak minutave janë sjellë në Pallatin e Drejtësisë, 17 të protestuesit e arrestuar dy ditë më parë në protestat e organizuara nga Opozita. Ndaj tyre pas pak ka do të nis gjykimi. Derisa, Prokuroria Themelore e Prishtinës gjatë ditës se djeshme ka kërkuar masë paraburgimi për 17 personat e arrestuar.

Të arrestuarit, dyshohen se kanë kryer vepër penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizëm”, raporton Express.

Kurse, të enjten Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar duke thënë se të arrestuarit nuk janë të gjithë aktivistët të tyre. Ata kanë thënë se vetëm 7 prej tyre kanë arritur ti identifikojnë.

Loading...