NISMA: Pushteti veç po na forcon më shumë

NISMA për Kosovën përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvend. Ajo ka thënë se arrestimet dhe rrahjet e deputetëve nga ana e policisë janë të papranueshme dhe se nuk mund të ndodhin në një shtet demokratik.

Ndër të tjera në komunikatë thuhet se opozita është e bashkuar  për tre muaj rresht dhe nuk do të lëshojnë pe që marrëveshjet e Brukselit të kalojnë. Ky subjekt gjithashtu ka akuzuar pushtetin aktual duke thënë se ajo po shndërrohet në një shtet policor dhe jo demokratik, sipas tyre NISMA do të angazhohet edhe më tej në mbrojtje të interesave të vendit.

Komunikata e NISMËS:

Regjimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, në mbrojtje të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, për tre muaj rresht, me mjete të aparatit represiv tentoi të shtypë Opozitën.

Duke e parë mosgatishmërinë e reflektimit të këtij regjimi, opozita e Bashkuar më 28.11.2015 organizoi Manifestim gjithëpopullor për të kundërshtuar këto dy marrëveshje.

Të tmerruar nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në mbështetje të kauzës së opozitës kundër dy marrëveshjeve, regjimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit tejkaloi çdo kufij , urdhëruan hyrjen në mënyrë brutale në selinë e një partie parlamentare, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje. 
Ky regjim, arreston, rrah dhe dënon deputet. Ky regjim, sot morri vendim për të përjashtuar opozitën nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit të Kosovës. Një veprim i tillë është i papranueshëm dhe do të lë pasoja të rënda në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

NISMA për Kosovën për asnjë çast nuk do të pranojë t’i nënshtrohet kësaj logjike të këtij regjimi. Kushdo që mendon se përmes këtyre masave do të detyrojë opozitën t’i nënshtrohet diktatit të saj bën gabim të rëndë.

NISMA për Kosovën në të ardhmen do të angazhohet edhe më fuqishëm në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës. Masat e tilla vetëm sa na e forcojnë bindjen se jemi në rrugë të drejtë.

Loading...