Nismë qytetare – Fushatë, – LUGINA DO ZGJIDHJE

KOMUNIKATË

Duke qenë të vetëdijshëm për rrjedhat jonormale nëpër të cilat jemi duke kaluar dhe duke qenë se jemi në një situatë aq të palakmueshme sa që tani më e ka kaluar edhe kufirin e normales, – statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjithnjë vec vie duke u ndrydhur edhe më shumë, ndërsa negociatat shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që janë negociata të pabarabarte dhe ndërmjet palëve krejtësisht me orientim të kundërt në esencë, atëherë e kemi ndje të nevojshme dhe të domosdoshme që të ndërmarrim këtë nismë, – pra këtë kampanjë të emërtuar si fillim – LUGINA DO ZGJIDHJE, gjithnjë duke aluduar në përpjekjen për avancimin e statusit politik dhe të drejtat tona kombëtare dhe qytetare. Prandaj, fillimisht e ftojm të gjithë spektrin politik në këtë rajon që ti bashkangjitet nismës sonë, duke e mbledhur Kuvendin e tre Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës si institucionin kulminant politik të kësaj treve, i cili ka fuqinë dhe larminë politike ti trajton dhe ti diskuton këto cështje. Andaj pa humbur shumë kohë mendojm se është tani momenti për një gjë të tillë. Konsiderojme se kerkesat tona legjitime jane si.ne vijim: 1.Reciprocitet me të drejtat e Serbëve të Kosoves ne pergjithesi, e me te atyre Mitrovicës së Veriut ne vecanti! 2.Kuvendi i tre Komunave ti ketë të njejtat kopetenca me Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë! 3.Hapjen e një Spitali në Preshevë, 4. Demilitarizimin e rajonit, 5. Orientimin e investitoreve te mundshem, si nje vend me krize te papunesise! 6. Hetimin, gjetjen dhe denimin e te gjitha krimeve te kryera ne Luginen e Presheves 7. Dhe në çdo rast ndryshimi të kufijve në dëm të Kosovës, kërkojmë aktivizimin e Referendumit te “1 dhe 2 marsit”. Si dhe pika te tjera qe do te rrjedhin si domosdoshmeri nga bisedat dhe debatet e vazhdueshme brenda dhe jashte kuvendit.

Preshevë, 27.06. 2018

Loading...