SPB Shkup ka dorëzuar padi penale kundër V.S. (18) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim të sigurisë së përgjithshme”, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk.

“Më 11.06.2016 në Shkup, në udhëkryqin “Jane Sandanski” dhe bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”, zyrtarët policor kanë tentuar që ta ndalojnë një motoçikletë “Honda”, të drejtuar nga i paraqituri, por ai nuk është ndalur. Gjatë përpjekjes së dytë për ndalimin e tij, në rrugën “Vasko Karangalevski” ai e ka goditur njërin prej zyrtarëve policor”, thonë nga Policia.

Loading...