Një 25-vjeçar nga Shkupi pa shenja jete dërgohet në spital

Një qytetar 25-vjeçar nga Shkupi dje është sjellë pa shenja jete në Spitalin klinik “Axhibadem – Sistina”.

Siç është paralajmëruar në buletinin e policisë, dje në orën 15:40 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup nga Spitali klinik “Axhibadem – Sistina” është denoncuar se tek ta është sjellë pa shenja jete A.I, (25) nga Shkupi.

Mjeku ka konstatuar vdekjen te personi tek i cili nuk ka pasur shenja dhune. Me urdhrin e prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Loading...