Një aksident i rëndë i merr jetën një shkupjani

Mbrëmë rreth orës 23:30 në Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë në trafik ku jetën ka humbur 36 vjeçari nga fshati Marino.

I ndjeri ka qenë duke drejtuar veturën e tij të tipit Mercedes dhe në një moment ka humbur kontrollin dhe është përplasur në shtyllat e metalit dhe në një dru.

Nga përplasja e fuqishme shoferi ka ndëruar jetë në vendngjarje, duke mos mundur të ju përballojë plagëve të marra.

Loading...