Një audio-material i regjistruar me 3 orë biseda është dëshmi tjetër që do të zbardhë të vërtetën se çfarë ndodhi në përleshjen e armatosur më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Kjo bëhet e ditur në numrin e fundit të revistës “Fokus”, e cila shkruan se informacionet e reja të familjarëve të të rënëve nga grupi i armatosur në Kumanovë flasin se audoregjistrimi prej 3 orëve, ku dëgjohen zërat e disa siç thuhet “fytyrave të rëndësishme” politike, mund të zbulojë regjisorët politik të dhunës në Kumanovë në 9 dhe 10 maj, transmeton INA.

Revista duke u thirrur në burimet e saj jep detaje për dyshime relevante.

Loading...