Një autobus bllokon me orë të tëra një udhëkryq në Shkup

Një autobus i vjetër i Ndërmarrjes së Transportit Publik në Shkup, me orë të tëra gjendet në një udhëkryq në Shkup, duke bllokuar komunikacionin dhe duke krijuar pengesa dhe u bërë shkak për aksidente të mundshme në trafik, shkruan TetovaSot.
Raportohet se ky autobus ka defekt dhe neglizhenca e Ndërmarrjes së Transportit Publik në Shkup e ka lënë atë në mes të rrugës , duke mos u merakosur aspak për lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve të tjera.
Përndryshe, neglizhenca, mos kujdesi dhe raporti i këtillë i Ndërmarrjes së Transportit Publik ndaj klientëve, të punësuarve dhe trafikut në përgjithësi ka bërë që të shkaktohen aksidente të shumta nëpër rrugët e Shkupit, ku janë lënduar njerëzit, po ka pasur edhe raste tragjike, ku viktimat kanë vdekur.
Edhe përskaj sjelljes së autobusëve dy katesh në Shkup, ende në qarkullim gjenden autobusët e vjetër që përbëjnë rrezik shtesë për trafikun dhe sigurinë e njerëzve./TetovaSot/

Loading...