Një banor i Maqedonisë brenda vitit konsumon më pak se një kilogram akullore, në BE gjashtë

Një banor i Maqedonisë brenda një viti konsumon rreth 0,85 litra akullore. Statistika tregon se vitin e kaluar një amvisëri në Maqedoni mesatarisht ka blerë dhe shpenzuar 3,4 litra akullore.
Të dhënat e Eurostat, tregojnë se banorët e vendeve të Bashkimit Evropian konsumojnë nga gjashtë litra në vit.

Në Maqedoni prodhimtaria vjetore e akulloreve është 23.088 hektolitra.

Prodhuesi më i madh në Evropë është Gjermania me prodhimtari vjetore prej 517 milionë litra. Në vendin e dytë është Italia me 511 milionë litra, e treta është Franca me 466 milionë litra, Spanja është e katërta me 319 milionë litra, ndërsa Britania e Madhe me 288 litra është në vendin e pestë

Loading...