jë burrë 51-vjeçar nga Prilepi dje humbi jetën në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën magjistrale Gradsko – Prilep në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil”.

Siç kumtoi MPB, në orën 11:20 ka ndodhur aksidenti i trafikut midis automjetit transportues “Daf” me rimorkio “Koegel”, me targa nga Radovishi i drejtuar nga J.P. (26) nga Radovishi dhe automjetit të udhëtarëve “Fiat Fiorina” me targa të Prilepit, i drejtuar nga P.T. nga Prilepi. Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi P.T.

Ekspertizë ka kryer ekip ekspertësh nga Stacioni policor Prilep, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik trupi i viktimës është dhënë për autopsi dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...