Një biznesmen shqiptar me lamborxhini ka dhuruar 41 mijë franga për xhaminë në Glarus

Shumica e muslimanëve të Zvicrës vijnë nga Ballkani (131 mijë), ndjekur nga Turqia (41 mijë), Afrika (13 mijë) dhe pjesa tjetër e Europës (12 mijë). Në përqindje numri i muslimanëve zviceranë është 5.2 përqind.

A financohen nga jashtë xhamitë zvicerane? Një burim thotë: shumë xhami mbijetojnë për shkak të anëtarësive në xhami. Të tjerat nuk tregojnë qartë kartat, shkruan srf.ch.

Sa xhami financohen nga Turqia dhe sa nga shtetet arabe? A përbëjnë rrezik këto financime për mbështetjen e ekstremizmit?
Në Zvicrën gjermanofone ka shumë xhami që financohen nga Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Vetë ambasadori i Emirateve, Mohamed Sultan Abdullah Al Ovais Alshamsi, një diplomat që bën komplimente, dëgjon me vëmendje dhe është i magjepsur nga Zvicra, thotë se shteti i tij financon në vit 200 mijë franga për xhaminë e Cyrihut në Rötelstrasse.

E qartë është: imami në xhaminë e Cyrihut vendoset nga Abu Dhabi, por kurrë nuk mund të jetë ekstremist, person i ndikuar politikisht ose që nuk respekton ligjet zvicerane, pranon Alshamsi.

Në pyetjet se çfarë ka sheiku i Abu Dhabit me xhaminë në Cyrihut, nga ambasada përgjigjen: “ka të bëjë me lirinë fetare. Ashtu si në vendet arabe zvicerani Paul Hinder udhëheq meshat kishtare dhe fton të tjerët në kishë, ashtu edhe muslimanët në Zvicër duhet të kenë një atdhe religjioz.

Në anën tjetër Arabia Saudite ka financuar në ndërtimin e dy xhamive dhe indirekt mban një organizatë jo-qeveritare.

Shumica e muslimanëve të Zvicrës vijnë nga Ballkani (131 mijë), ndjekur nga Turqia (41 mijë), Afrika (13 mijë) dhe pjesa tjetër e Europës (12 mijë). Në përqindje numri i muslimanëve zviceranë është 5.2 përqind.

Turqia paguan 35 imamë në Zvicër

Më ndryshe vepron shteti turk. Turqia nga financat e veta pagua 35 imamë në gjithë Zvicrën. Ata vijnë nga shtete të treta dhe përfitojnë të drejtën e punës – më pas ushtrojnë detyrën e imamit.
Kur bëhet fjala për pagesat e imamëve, xhamia e shqiptarëve në Glarus paguan në vit imamin rreth 60 mijë franga. Sipas kësaj logjike, ngjashëm paguhen edhe imamët turq. Në disa kantone një imam fiton deri 75 mijë franga.

Shqiptarët, kosovarët dhe maqedonasit

Irfan Lika është udhëheqësi i xhamisë Glarus, ku flet për “gjithë shqiptarët”, pavarësisht a janë nga Shqipëria, Maqedonia apo Kosova. Shumica e xhematit punon në ndërtimtari ose punë artizanale, thotë ai. “Kështu që ndërtimi i xhamisë na kushton më pak se zakonisht,” thotë Lika, i cili merr 60 mijë franga në vit.

Ai tregon se një biznesmen i suksesshëm, i cili vozit edhe lamgorxhini, ka dhuruar për ndërtimin e xhamisë plot 41 mijë franga

Loading...