Një burrë me pistoletë ka qëndruar në parkun e Shtipit

Në Stacionin Policor në Shtip mbrëmë është lajmëruar se në parkun “Suitlak” në rrugën Gjeneral Mihajlo Apostolski një burrë ka qenë duke qëndruar në hapësirën e gjelbër ku në dorë ka pasur një pistoletë, transmeton Almakos.

MPB informoi se personi me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip ku nga ana e një mjeku kujdestar është konstatuar thyerje e dorës, ku pas sanimit të lëndimit do të mbahet në repartin e psikiatrisë në Spitalin Klinik në Shtip.

Zyrtarët policor të SPB Shtip kanë konstatuar se bëhet fjalë për R.P.(43) nga Shtipi.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Almakos/

Loading...