Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, kërkoi që presidenti Gjorgje Ivanov ti vendos “veto” Ligjit sipas tij diskriminues, anti-kushtetues, transmeton Zhurnal.

Përderisa shumica parlamentare e voton për herën e dytë, atëherë Dimovski paralajmron që do ta kontestoj në Gjykatën Kushtetuse.

“Ky dokument nuk duhet të kaloj, të gjithë duhet të punojmë për një dokument në përputhje me standardet ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe mbi baza dhe kërkesa esenciale për bashkëqytetarët tonë” ka shkruar Dimovski në rrjetin social “Facebook”.

Gjithashtu sipas Dimovskit, ky Ligj për përdorimin e gjuhëve e rrezikon pozicionin e gjuhës maqedonase në Republikën e Maqedonisë, por edhe e rrezikon unitaritetin dhe të ardhmen e shtetit.

 

Loading...