Testi nga matematika i një nxënësi amerikan të klasës së tretë, për momentin është bërë hit në internet. Arsyeja për këtë është debati lidhur me normat matematikore. Detyra e parashtruar: „Zgjidheni detyrën duke përdorur aditivin e përsëritur“.

U tha, u bë. Nxënësi e kishte zgjidhur detyrën me zgjidhjen përfundimtare „15“. Por, mësuesi nuk e kishte pëlqyer mënyrën se si është bërë zgjidhja, duke e rrumbullakësuar detyrën si të gabueshme. Arsyeja e nënvizimit me ngjyrë të kuqe të detyrës së nxënësit ka qenë se ai detyrën „5 x 3“ e ka zgjidhur me metodën 5+5+5. Mësuesi ka dashur që nxënësi ta zbatojë metodën 3 + 3 + 3 + 3 + 3, për të arritur deri te zgjidhja përfundimtare.

Duke shikuar në aspektin matematikor, me të dy mënyrat mund të arrihet deri te zgjidhja e saktë. Por, norma matematikore parasheh që detyra të zgjidhet në mënyrën 3 + 3 + 3 + 3 + 3.

Nëpër shumë rrjete sociale kanë filluar debate lidhur me zgjidhjen e detyrës, raporton „Business Insider“, njofton „Shtegu.com“.

display

Loading...