Një “djall” i madh është futur në selinë blu në Reçicë të Vogël, që po merë jetë njerëzish!

Bashkimi Demokratik për Integrim , si duket po menaxhon strukturimin e partisë në forma leniniste. Shembull eklatant është tentimi për struktirimin në degën e Kumanovës.
Edhe pse kumtesa zyrtare vrasjen dhe plagosjet e fundit i injoron se kanë të bëjnë me partinë, por e vërteta është se menaxhimi i frakcioneve dhe grupimeve të ndryshme në degë është bërë në mënyrë jokorekte. Dhe fatkeqësisht, e gjithë kjo si epilog po ngërthen jetë të njerëzve.

Si duket një ,,djall,, i madh është futur në radhët e kësaj strukture në Kumanovë, mbase poashtu një,,djallë,, i madh mund të jetë i strehuar në shtëpinë e partisë blu në Reçicë të Vogël.

Synimi për të qenë në krye apo në rradhët e para të një dege të partisë me çdo kusht bile edhe me jetë, është dukuri që po ndodh vetëm në Bdi. Ky fenomen kërkon një analizë strukturore, të cilën do të tentoj që ta bëjë në ditët në vijim./Qenan Aliu

Loading...