Sot në orën 00.30 në Stacionin Policor Gazi Babë, 42 vjeçari L.Z. nga Shkupi, i punësuar si shofer në autobusët lokal, ka lajmëruar se dje rreth orës 23.10 minuta, derisa ka qenë duke drejtuar autobusin nr.65, disa persona të panjohur në autobus fizikisht e kanë sulmuar një djalosh 16 vjeçar, transmeton Almakos.

Nga MPB-ja thuan se kryerësit kanë hipur në autobus në fshatin Stajkovci dhe menjëherë e kanë sulmuar djaloshin.

Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit./Almakos/

Loading...