Pas vendimti të presidentit Gjorgje Ivanov të mos e nënshkruaj Ligjin për ratifikim të Marrëbeshjes me Greinë për emrin, Parlamenti duhet ta kthejë ligjin e njëjtë në votim të dytë.
Shumica e ekspertëve vlerësojnë se Ivanov nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen edhe pas votimit të dytë, mirëpo një pjesë e tyre thonë se ai mund të lëshojë pe dhe në rast se dyshon në kushtetutshmërinë e ligjit, mund ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.
Një pjesë madje mendojnë se duhet të konstatohet se presidenti është i penguar ta nënshkruajë ligjin dhe në atë rast atë ta nënshkruajë kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, siç ka ndodhur njëherë në vitin 1995 për shkak të atentatit ndaj ish presidentit maqedonas, Kiro Gligorov.
Analisti politik Adrej Stojkovski, për PlusInfo sqaron se për të shpallur se presidenti është i penguar ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë, fillimisht duhet të plotësohen shumë kushte., në mesin e të cilëve edhe kontroll nga ekip (konzolium) psikiatrik, që do të konstatonin gjendjen psikike të presidentit.
“Siç qëndrojnë punët për momentin, gjëja e vetme që mund ta bëjmë është ta dërgojmë Ivanovin në monitorim psikiatrik dhe konzoliumi të konstatojë se personi është i rrezikshëm për vetveten dhe për rrethin, si dhe të konstatojë se për këtë arsye t’i merret aftësia për vendosje. Kjo do të nënkuptonte impiçment, respektivisht procedurë që duhet ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese me shumicë prej dy të tretave. Edhe një opsion tjetër që mund të merret parasysh është që pyetja për impiçmentin të përfshihet në pyetjen e referendumit. Thjeshtë, te pyetja për ndryshimin e emrit, ndoshta është mirë që të shtohet edhe pyetja nëse Parlamenti duhet të nisë procedurë për impiçment të presidentit”, sqaron Stojkovski.

Loading...