Një gazetar në Shqipëri është kërcënuar nga terroristët e ISIS?

Një gazetar i njohur në Shqipëri mësohet se është në shënjestër të terroristëve të ISIS. Lajmi është bërë i ditur nga burime të shërbimeve të sigurisë në Tiranë.

Nuk bëhet i ditur emrin i tij, por mësohet se gazetari është paralajmëruar prej organeve anti-terror se duhet të ketë kujdes.

Për këtë lajm ka shkruar Ekspres, e cila nuk jep detaje më shumë në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa mësohet se gazetari është duke u mbajtur nën vëzhgim edhe nga shërbimet e sigurisë me qëllim shmangien e ndonjë atentati.

Loading...