Një herë ndërto “Rrugën e Kombit”, pastaj shkatërro

Sulejman Mehazi

S’u përmirësuam e jo, diçka me ne s’është në rregull e jo, na ka hyrë dreqi në bark e s’po mundemi ta nxjerrim me jashtëqitje, çfarë do bëhet me ne vetëm një Zot e di.
Sa interesant jemi, po na robëruan të tjerët sa të dashur e të mirë jemi ndaj njëri tjetrit, po çlirohemi nga të huajt sa të këqij jemi, aq sa duam ta hamë nga inati, xhelozia e smira njëri tjetrin. Hyp se të vrava, zbrit se të vrave, po qe se bëjmë një punë të hajrit të vërsulen të gjithë për tët’ penguar, po s’bëne ndonjë punë të mbarë kënaqen të gjithë. Po merresh me politikë të shajnë e ta çojnë rrotull familjen, po punove shumë të pengojnë mos fitosh, po kreve shkollë, s’ka vlerë shkolla, nëse je i varfër jo tët’ ndihmojnë, por të manipulojnë me protesta e mitingje për të fituar të tjerët. E dimë ç’është e mira, se bëjmë, e dimë ç’është e keqja, e bëjmë.
Para se të ndërtohet “Rruga e Kombit” të gjithë u gëzuam, kur u bë s’bën të paguajmë tatime rrugore, ne duam të rrugëtojmë sallamadi e pa pagesë, ose do ngrihemi të gjithë në protesta e do i thejmë kabinat e vendpagesave ose s’ka para për shtetin shqiptar. Shteti ndërto Rrugën e Kombit, populli shkatërro, e kështu radhazi.
Po pse ore ne veprojmë kështu prapshtë?, keni parë e ndëgjuar që mos të paguhet tatimi i rrugëve kryesore në shtetet e ndryshme europiane e botërore?, po kjo ndodh vetëm në Tunguzi, Avganistan e në Shqipërinë e shqiptarëve. Duam të jemi anëtar të BE-së, ama rregullat shtetërore juridike të BE-së s’i duam, hajde de, si na çuditët!
E çfarë të bëjmë ne tetovarët që për 40 kl. paguajmë rrugë tatimore deri në Aeroportin e Shkupi 10 euro?, ta prishim rrugën e t’i kallim e djegim kabinat, a?
Ju atje në Kalimash që protestoni ikni sa më shpejtë, të varfër jeni, mos lejoni që të manipulojnë të pasurit e partitë politike me ju, ata kanë makina do paguajnë e do udhëtojnë andaj, kurse për ju rrofshin autobusat. Puna e madhe se të pasurve ju dalin prej xhepi 10 euro.

Loading...