Një i mitur mbrëmë është plaçkitur në qendër të Shkupit nga tre persona të cilët e kanë kërcënuar me thikë.

Siç informon MPB në buletinin e sotëm, incidentin mbrëmë në orën 22:40 e ka paraqitur nëna e tij B.K. (47) nga Shkupi, ndërsa ka ndodhur rreth orës 21:30 në Shkup, në rr. “11 Tetori”.

Tre personat e panjohur, duke u kërcënuar me thikë, kanë kryer vjedhje ndaj djalit të saj 17-vjeçar, me ç’rast i kanë marrë 900 denarë, informojnë nga MPB.

Loading...