Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Ndarja e Veriut të Kosovës nuk ka “brirë”. Këtë e dëshmon edhe status quo-ja 8-vjeçare e këtij problemi. Kjo gjendje e pandryshueshme i konvenon vetëm Serbisë dhe strukturave kriminale serbe të “barrikaduara në këtë pjesë të territorit të Kosovës, me rrezik të madh, që një ditë të shndërrohej në një “konflikt të ngrirë”, i cili do të vazhdonte agoninë e moszgjidhjes për një kohë të pacaktuar, me rrezik të madh të shpërthimit të një lufte të re mes Serbisë dhe Kosovës.
Prandaj për të shmangur krijimin e një “konflikti të ngrirë” në veriun e Kosovës, në vend të Dialogut të dështuar 8-vjeçar, urgjentisht të organizohet NJË JALTË E RE EVROPIANE-AMERIKANE, e cila, do të mund t’i zgjidhte problemet ndërterritoriale të shteteve të Ballkanit, jo vetëm të Kosovës dhe të Serbisë, të cilat nuk kanë asnjë shans teorik, që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet ekzistuese më amti koloniale më se njëshekullore, pa ndërhyrjen dhe pa ndihmën konkrete të Amerikës dhe të BE-së.

De fakto Kosova është ndarë (1999-2018). Këtë ndarje dikush po bën përpjekje ta fshehë para popullit. Mirëpo, këtë e dëshmon gjendja në terren, ku mbi 50 mijë shqiptarë janë përzënë me dhunë, me terror dhe me plaçkë nga kolonët serbë, të cilët pa asnjë kompensim ua kanë uzurpuar dhe konfiskuar pronat e tyre të paluajtshme (banesa, shtëpia dhe troje).

Pra, që nga përfundimi i luftës (qershor 1999) territori verior është shkëputur nga Kosova. Kjo do të thotë se qe 19 vjet (1999-2018) de fakto është e ndarë nga Kosova. Tanimë, të gjithë e dinë këtë të vërtetë si qeveria e Kosovës, ashtu edhe faktorët e pranishëm ndërkombëtarë në Kosovë.

Duke konsideruar se një gjendje e tillë e “pat-pozicionit” nuk mund të ndryshohej, duke përdorur forcën qoftë nga serbët e mbështetur nga Serbia, qofta nga qeveria e Kosovës, e as nga forcat ndërkombëtare (NATO) të pranishme në Kosovë, atëherë “mentored” ndërkombëtarë kanë këshilluar lidershipin e Serbisë, që në vend të konfliktit të armatosur apo të luftës për të mbajtur Veriun e pushtuar me paqe, të hartojnë Planin e tyre 6-Pikësh për Kosovën, të cilin e pati miraturar edhe BE-je, edhe Asambleja e Përgjithshme e Kombëve të Bashkuara me sekretarin e Përgjithshëm të saj, Ban Ki Mun. Si rrjedhim, në saje të këtij plani, “polli” edhe Dialogu i Brukselit (2010-2018).
Mirëpo, edhe pse u zhvilluan 8 vjet bisedime mes pales serbe dhe asaj shqiptare nga Kosova nën monitorimin dhe me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së ( së pari, nën drejtimin e Cathrine Ashtine dhe më pas të Frederica Mogherinit) nuk u arrit kurrfarë kompromosi politik, që Serbia në mënyrë paqësore të tërheqej nga veriu i Kosovës.

Pas këtij dështimi multilateral diplomatik, strategjistët e involvuar në këtë problem territorial të ndërkombëtarizuar mes Beogardit dhe Prishtinës, natyrisht se kanë filluar me kërkimin e “formulave” të reja për zgjidhjen e këtij problemi, por, fatkeqësisht me lojëtarë të vjetër të konsumuar dhe të dështuar siç janë Hashim Thaçi (presdient aktual i Kosovës) dhe Aleksandar Vuçiq (president i tanishëm i Serbisë), i cili fatbardhësisht nuk e ka mbështetjen as të qeverisë së Ramush Haradinajt (kryeministër), as të Kuvendit të Kosovës së Kadri Veselit (kryetar), as të Akademisë , të Universitetit, as të subjekteve të tjera politike të opozitës e as të sepktrit të organizatave joqeveritare-civile.
Me gjithë këtë dështim të Hashim Thaçit për shkak të keqmeanxhimit të politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovës, disa faktorë evropianë ndërkombëtarë po bëjnë përpjekje maksimale, që me çdo kusht ta mbajnë në pushtet, të paktën derisa Veriun t’ia “bëjnë teslim” Serbisë me pëlqimin dhe me nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi.

Kjo kombinatorikë politike dhe diplomatike ndërkombëtare fshihet pas kërkesës këmbëngulëse të Hashim Thaçit, i cili (natyrisht me mësimin dhe me lejen e të huajve) ka dalë haptazi në opinion për “korrigjimin” e kufijve të Kosovës me Serbinë.

Mirëpo, duhet kuptuar se ky opsion sfidues shumë i rrezikshëm për palën shqiptare, nuk është as ide, as tezë, as propozim i presidentit Hashim Thaçi, e as i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por i “mentorëve” të tyre të jashtëm, që përmes këtij “opsioni” ta “testojnë pulsing” e politikës zrytare të Beogradit dhe të Prishtinës, si dhe të shohin se çfarë, do të jetë reagimi i opinionit serb në Serbi dhe ai i opinionit shqiptar në Kosovë, dhe më gjerë.
Me gjithë këto metoda dhe mjete taktizuese politike dhe diplomatike të disa faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare gjoja për ta shpëtuar Veriun e Kosovës, Serbia nuk do të pranojë që, në mënyrë paqësore të tërheqet nga Veriu i Kosovës, as të bëjë kurrfarë këmbimi territorial, duke i dhënë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën Hashim Thaçit dhe bashkëmbështetësve të tij të brendshëm dhe të jashtëm, sepse tashmë e ka “vizatuar” kufirin e Serbisë mbi lumin Iber, duke përfshirë “Treçen” dhe “Gazivodën” (Ujmanin).
Sa më sipër, veriun e Kosovës, Serbia nuk e dorëzon pa luftë (kush dhe, kur do e bëjë atë luftë për t’ia bashkëngjitur veriun Kosovës, këtë askush nuk e di, sepse Kosova dhe Shqipëria janë dakorduar, që vetëm me dialog paqësor të arrihet “kompromisi historik” me Beogradin zyrtar. Këtë opsion e mbështetin BE-ja, OKB-ja dhe Amerika.
Pra, me gjithë negociatat 8-vjeçare, që po i zhvillon Beogradi me palën shqiptare të Prishtinës në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2010-2018), epilogu i tij nuk sjellë kurrfarë kompromosi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
-Atëherë shtrohet pyetja serioze, edhe sa vite, duhet të zhvillojë dialog pala shqiptare e Kosovës, që të arrijë ndonjë kompromis me palën serbe, që në mënyrë paqësore Serbia të braktisë territorin verior të Kosovës?
Përgjigjja, -derisa të mos organizohet NJË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE-NJË JALTË E RE PËR SHQYRTIMIN E KUFIJVE TERRITORIALË KONTESTUES TË BALLKANIT (1878-2018). Ndryshe, nëse kjo çështje jetike lihet në “mëshirën” e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të nënkryeministrit dhe ministrit të jashtëm, Ivica Daçiq, të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe të kryemnistrit Edi Rama, të presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos dhe të kryeministrit Alexis Tsipras etj., konfliktet dhe luftërat ndërballkanike, do të jenë të pashmangshme dhe fatale.
Të gjithë këta liderë politikë të Ballkanit, nuk janë kurrfarë kuadri politik e as diplomatik për zgjidhjen e kontesteve territoriale mes shteteve të tyre pa ndihmën e drejtpërdrejtë dhe të fuqishme të personaliteteve aktuale të famshme politike dhe diplomatike evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me presidentin aktual në krye Donald Trump sipas paradigmës së dikurshme të personaliteteve të shquara historike siç ishin presidenti i SHBA-së, Franklin D. Roosevelt, kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchill dhe kryeministri i Bashkimit Sovjetik, Jozef Stalin, të cilët në Konferencën e Jaltës më 4 deri më 11 shkurt të vitit 1945, arritën disa traktate të rëndësishme historike, diplomatike dhe gjeopolitike për riorganizimin dhe për rregullimin e Evropës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Prandaj, nëse BE-ja, OKB-ja dhe Amerika dëshirojnë që të ruajnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan, tani, urgjentisht nevojitet të reagojë DIPLOMACIA PREVENTIVE e tyre e përbashkët, duke thirrur NJË JALTA TË RE PËR RIDEFINIMIN E KUFIJVE ARTIFICIALË DHE TË PADREJTË TË BALLKANIT.

Loading...