Shtatëdhjetë e njëvjeçarja nga Prilepi S.P. dje mori lëndime nga një goditje e mjetit transportues “Kia Beta” të cilin e drejtonte S.T. nga Prilepi, me targa të Prilepit.

Siç kumtoi MPB-ja, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:40 në udhëkryqin e bulevardit “Goce Dellçev” me rr. “Risto Sekirçanec” dhe rr.”Jole Andonoski në Prilep”.

“Nga goditja S.P. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ishte transportuar në Spitalin e Qytetit në Prilep, ku rreth orës 15.20 ka ndërruar jetë”, theksojnë nga MPB.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep. Pas urdhrit të Prokurorit publik, trupi i të ndjerës do të dërgohet për autopsi.

Loading...