Në një pushimore të magjistrales A1 pranë vendin zviceran Basserdorf ZH, të hënën është gjetur një kufomë, shkruan albinfo.ch. Ai ndodheshte pranë një veturë të dëmtuar, duke hedhur dyshimet e para për një vdekje aksidentale, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja është paraqitur në polici të hënën rreth orës 13. I vdekuri është një shqiptar 18 vjeçar, siç thanë nga policia kantoniale. Kufoma ndodheshte në anën e djathtë të automjetit, i cili kishte hapur edhe derën e bashkëudhëtarit.

Automjeti ishte i markës Kia, ngjyra e zezë dhe me targa të Bernit.

“Arsyet e vdekjes janë akoma të paqarta,” thonë nga policia. “Grupi hetimor po heton çështjen në të gjitha drejtimet.” Policia kërkon dëshmitarë.

Loading...