Një kujtim për Mehmet Latifin!

Sefer Tahiri
Ishte viti 1999. Partia e Prosperitetit Demokratik, pasi ishte larguar nga pushteti kishte vendosur të zhvillojë zgjedhje demokratike brendapartiake. Në kongresin e partisë në Pallatin e Kulturës në Tetovë, që zgjaste me orë të tëra kishte tre kandidatë: Adurrahman Aliti, Abdylmenaf Bexheti dhe Musa Lamallari- Tim Shkupi. Pas diskutimeve erdhi momenti i votimit, u dha një pauzë për numërimin e votave. Ishte ora një e natës, si një metaforë për vonesën e demokracisë shqiptare. Kemi kaluar rrugën nga Pallati dhe kemi shkuar tek kafja poshtë “Prosperitetit”. Spontanisht në tavolinë u gjeta me Mehmet Latifin dhe Daut Dautin, që ishim ndër gazetarët e paktë që kishim mbetur për ta pritur “tymin e bardhë” në PPD. Ndonëse shumë i ri, 22 vjeç, kisha respektin reciprok nga kolegët më të moshuar, praktikë që e zbatoj sot me më të rinjtë.
Votat numëroheshin dhe ne diskutonim se kush do jetë i pari në partinë e parë shqiptare. Mehmeti, përderisa ndizte pandërprerë cigaret, nuk kishte dilema duke thënë “Dura do zgjedhet”. I pimë makiatot gazetareske dhe u kthyem në Pallatin e zgjëndrës demokratike.
Dura u zgjodh kryetar i PPD-së!
Lamtumirë Mehmet Latifi.

Loading...