Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shtetasin gjerman, i kërkuar nga INTERPOL-i.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar avokati Asdren Hoxha, i cili ka paralajmëruar ankesë kundrejt këtij vendimi, pasi që sipas tij, vendimi është i pabazuar në prova dhe se Gjykata ka vendosur vetëm në bazë të kërkesës së INTERPOL-it.

“Ne do të bëjmë një ankesë, do ta kundërshtojmë atë vendim, pasi që njëherë për njëherë nuk ka prova. Është caktuar paraburgimi vetëm në bazë të kërkesës dhe shpresojmë që nuk do të mund të argumentohet ajo çështje”, tha avokati Hoxha.

Loading...