Një muze për çifutët e Holandës dhe Holokaustin e tmerrshëm

Muzeu do të kompletohet në vitin 2019, ndërsa artistët e Holandës por edhe kolegët e tyre refugjatë do të mund të ekspozojnë në të.

Pothuajse secili metropol në Evropë, nëse nuk e ka një muze të tregon vuajtjet e çifutëve, po tenton ta krijojë një të tillë.

Holanda ka themeluar kësisoj Muzeun Kombëtar të Holokaustit, i cili në Amsterdam po dokumenton vuajtjet e çifutëve. Muzeu është hapur afër një teatri dhe një çerdhe fëmijësh që shpëtuan bashkë rreth 600 fëmijë nga vdekja.

Muzeu do të kompletohet në vitin 2019, ndërsa artistët e Holandës por edhe kolegët e tyre refugjatë do të mund të ekspozojnë në të. Muzeu ka edhe synimin të flitet mbi dhunën ndaj të drejtave të njeriut, në përgjithësi, por Holokausti merret si pikënisje.

Ndërtesa e muzeut dikur ishte ndërtesë e një shkolle protestante, ndërsa më pas është shfrytëzuar për destinime të ndryshme. 35 mijë çifutë nga Holanda i kanë shpëtuar Holokaustit të tmerrshëm në vitin 1945.  / KultPlus.com 

Loading...